Botë

Kosova dhe Shqipëria në mesin e pak aleatëve që mbështetën aksionin e ShBA-së në Venezuelë Operacioni ushtarak i Shte…

04.01.2026. 2 min čitanja

Kosova dhe Shqipëria në mesin e pak aleatëve që mbështetën aksionin e ShBA-së në Venezuelë

Operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, ka shkaktuar reagime dhe shqetësime të shumta në mbarë komunitetin ndërkombëtar. Zhvillimet kanë ngjallur alarm si te kundërshtarët, ashtu edhe te disa aleatë tradicionalë të Uashingtonit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij do të dërgohen në Nju Jork për t’u përballur me akuza federale. Ai e përshkroi operacionin ushtarak si një aksion të pazakontë, duke e krahasuar me “një shfaqje televizive”, raportojnë agjencitë ndërkombëtare, transmeton Dragash Info.

Në anën tjetër, qeveria e Venezuelës e ka dënuar ashpër atë që e cilësoi si “agresion ushtarak jashtëzakonisht serioz” nga ana e ShBA-së, duke shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme në vend. Reagime të menjëhershme kundërshtuese kanë ardhur nga Rusia dhe Irani, shtete që tradicionalisht kanë mbajtur marrëdhënie të ngushta me regjimin e Maduros.

Megjithatë, shqetësime janë shprehur edhe nga disa aleatë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Francën dhe Bashkimin Evropian, të cilët kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe respektim të rendit ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Kosova dhe Shqipëria janë renditur në mesin e pak shteteve aleate të ShBA-së që kanë shprehur hapur mbështetjen për aksionin amerikan në Venezuelë, duke u rreshtuar politikisht përkrah Uashingtonit në këtë zhvillim të ndjeshëm ndërkombëtar.

— Dragash Info

Original Facebook objava