Botë

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet global

09.04.2026. 2 min čitanja

Konjufca: UNMIK ka kryer mandatin, Kosova e gatshme të kontribuojë për stabilitet global width= Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së deklaroi se mandati i UNMIK në Kosovë është përfunduar dhe se stafi e resurset e Kombeve të Bashkuara mund të përdoren më mirë në vende të tjera që përballen me kriza dhe konflikte. Konjufca theksoi se Kosova tashmë ka arritur normalitetin e saj dhe se vendi është i gatshëm të kontribuojë në vendosjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës, duke përmendur edhe angazhimin në Bordin e Paqes të krijuar me partnerë ndërkombëtarë. “Mandati i UNMIK është kryer dhe stafi e resurset e Kombeve të Bashkuara do të përdoreshin më mirë gjetiu për të trajtuar kriza të tjera e konflikte të tjera. Kosova tashmë është vend demokratik, i pavarur dhe sovran që ka arritur normalitetin dhe funksionalitetin. Si rezultat i angazhimit tonë, Kosova është e gatshme të kontribuojë në stabilitet edhe në pjesë të tjera të botës si forca ndërkombëtare për Gazën, e mandatuar nga ky Këshill”, tha Konjufca. Ai shtoi se tashmë fokusi nuk duhet të jetë mbajtja e UNMIK-ut në Kosovë, por pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara, duke propozuar që UNMIK të transformohet në një zyrë që lehtëson anëtarësimin e vendit në OKB. Konjufca gjithashtu përmendi sulmin terrorist në Banjskë më 2023 dhe kritikoi Serbinë për mbrojtjen e personave të përfshirë në këtë sulm, përfshirë Milan Radouçiq, duke theksuar se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa llogaridhënie dhe garanci për ndalim të agresionit. Megjithatë, ai nënvizoi progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke deklaruar se katër anëtarë të OKB-së e kanë njohur vendin dhe bëri thirrje që anëtarët e tjerë të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. — Dragash Info