Konfirmohet raportimi: Thirret zyrtarisht seanca urgjente e Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut sonte në ora 21:30…
Konfirmohet raportimi: Thirret zyrtarisht seanca urgjente e Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut sonte në ora 21:30
Është konfirmuar zyrtarisht raportimi se Kuvendi Komunal i Mitrovica e Jugut do të mbajë sonte një seancë urgjente.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca e dytë urgjente do të mbahet sot, më 11 janar 2026, duke filluar nga ora 21:30, në Sallën e Kuvendit Komunal.
Në rend dite janë dy pika:
Betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri
Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal
Thirrja e kësaj seance vjen në orët e fundit të afatit ligjor, pasi sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet brenda 30 ditëve nga betimi i kryetarit të komunës. Afati përfundon sonte në ora 00:00.
— Dragash Info