Botë

Komuna e Prishtinës jep lejen për marshin e 17 shkurtit të platformës “Liria ka Emër” Platforma qytetare “Liria ka Em…

26.01.2026. 2 min čitanja

Komuna e Prishtinës jep lejen për marshin e 17 shkurtit të platformës “Liria ka Emër”

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim organizimin e marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Sipas njoftimit të organizatorëve, marshi do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur dhe legjislacionin në fuqi.

Në dokumentin zyrtar të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, thuhet se leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore, të rregullt dhe në respekt të rendit publik.

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.

“Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, thuhet në njoftimin e platformës organizuese.

— Dragash Info

Original Facebook objava