Botë

Komuna e Dragashit nënshkruan Memorandumin e Mbështetjes për projektin ndërkombëtar “RURALNEXUS” Sot, në ambientet e…

10.02.2026. 2 min čitanja

Komuna e Dragashit nënshkruan Memorandumin e Mbështetjes për projektin ndërkombëtar “RURALNEXUS”

Sot, në ambientet e Komunës së Dragashit, është nënshkruar Memorandumi i Mbështetjes për projektin ndërkombëtar “RURALNEXUS – Inovacioni digjital dhe sipërmarrja ndërkufitare për konkurrueshmëri të qëndrueshme të komuniteteve rurale”, projekt ky që synon zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale përmes inovacionit, bashkëpunimit ndërkufitar dhe angazhimit të komunitetit.

Me këtë rast, Komuna e Dragashit ka mirëpritur Koordinatorin e Projektit, z. Aliber Rexhepi, si dhe përfaqësues dhe zyrtarë komunalë nga Komuna e Vrapçishtit, Republika e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht z. Vullnet Dalipi, z. Mustaf Mustafa dhe z. Ejup Jahja.

Komuna e Dragashit ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë projekt të rëndësishëm të programit Horizon Europe, i cili fokusohet në rritjen e konkurrueshmërisë së qëndrueshme të zonave rurale dhe malore, përmes inovacionit digjital, nxitjes së sipërmarrjes dhe vlerësimit të sistemeve tradicionale agro-ushqimore.

Pjesëmarrja në projektin “RURALNEXUS” dëshmon përkushtimin e Komunës së Dragashit për të qenë pjesë aktive e iniciativave ndërkombëtare që synojnë zhvillimin lokal, bashkëpunimin ndërkufitar dhe krijimin e përfitimeve afatgjata për fermerët, prodhuesit vendorë dhe komunitetin në përgjithësi.

Nga Komuna e Dragashit është theksuar se do të vazhdojë mbështetja për iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe në fuqizimin e zonave rurale të komunës.

— Dragash Info

Original Facebook objava