Botë

Komuna e Dragashit informohet për mundësitë e financimit përmes thirrjes “Network of Towns” Komuna e Dragashit ka zhv…

03.02.2026. 2 min čitanja

Komuna e Dragashit informohet për mundësitë e financimit përmes thirrjes “Network of Towns”

Komuna e Dragashit ka zhvilluar sot një takim informues me z. Hazër Shehu, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë konsulente dhe investuese Gentle Research Sh.P.K, e angazhuar në projekte inovative, partneritete ndërkombëtare dhe programe të financuara nga Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit, përfaqësuesit komunalë u njohën me mundësitë e veçanta të financimit përmes thirrjes “Network of Towns”, e cila synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet qyteteve, komunave dhe aktorëve lokalë. Kjo thirrje mbështet projekte që promovojnë angazhimin qytetar, pjesëmarrjen demokratike, vlerat evropiane, diversitetin social, si dhe bashkëpunimin transkufitar dhe shkëmbimin e praktikave të mira.

Nga Komuna e Dragashit u theksua gatishmëria dhe interesimi për t’u bërë pjesë aktive e nismave dhe projekteve që fuqizojnë partneritetet ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal, me qëllim krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët dhe avancimin e mëtejmë të vlerave evropiane në nivel lokal.

Komuna falënderoi Drejtorin Ekzekutiv dhe ekipin e Gentle Research Sh.P.K për vizitën, prezantimin profesional dhe informacionet e ofruara lidhur me këto mundësi bashkëpunimi.

— Dragash Info

Original Facebook objava