Botë

Kombëtarja e Kosovës U18 (F) vazhdon përgatitjet për kualifikimet evropiane Kombëtarja e Kosovës U18 (Femrat) ka vazh…

31.12.2025. 2 min čitanja

Kombëtarja e Kosovës U18 (F) vazhdon përgatitjet për kualifikimet evropiane

Kombëtarja e Kosovës U18 (Femrat) ka vazhduar grumbullimin përgatitor në kuadër të përgatitjeve për Kualifikimet Evropiane U18 – 2026. Kampi stërvitor po zhvillohet në Holiday Resort, nën përkujdesjen e selektorit Adriatik Kajtazi, së bashku me trajnerët Valon Mustafa dhe Berat Husaj.

Sipas Federatës së Volejbollit të Kosovës, grumbullimi do të vazhdojë menjëherë pas festës së ndërrimit të moteve dhe do të zgjasë deri më 12 janar. Pas përfundimit të fazës përgatitore, kombëtarja do të udhëtojë drejt Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në Rrethin e Parë Kualifikues Zonal për Kampionatin Evropian U18.

Detajet e garës:

📍 Vendi: Bullgari
📅 Data: 13 – 17 janar 2026

Në shortin e hedhur për këtë fazë kualifikuese, Kombëtarja e Kosovës U18 (Femrat) është pjesë e Grupit A, së bashku me Bullgarinë, Greqinë dhe Malin e Zi. Ndërkohë, Grupi B përbëhet nga Turqia, Serbia dhe Rumania.

Nga FVK është theksuar se ky aktivitet është pjesë e programit strategjik për zhvillimin dhe seleksionimin e volejbollisteve të reja, me synim përgatitjen konkurruese dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në arenën evropiane.

Original Facebook objava