Botë

Kina i bën thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij Kina i ka bërë thirrje Shtetev…

04.01.2026. 2 min čitanja

Kina i bën thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij

Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lirojnë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në SHBA pas një operacioni të forcave amerikane në Karakas.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Kinës ka kërkuar nga Uashingtoni që të garantojë sigurinë e Maduron dhe të gruas së tij, si dhe të ndalë, siç u shpreh Pekini, përpjekjet për përmbysjen e regjimit venezuelian.

“Kina i bën thirrje SHBA-së të sigurojë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, t’i lirojë ata menjëherë, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe ta zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave,” thuhet në deklaratën e diplomacisë kineze.

Pekini ka theksuar se më herët ishte shprehur “thellësisht i tronditur” dhe kishte dënuar ashpër atë që e cilësoi si përdorim të hapur të forcës nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër një shteti sovran.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, duke rritur tensionet mes fuqive të mëdha dhe duke vënë në qendër të debatit çështjen e ndërhyrjes ushtarake dhe respektimit të sovranitetit shtetëror.

— Dragash Info

Original Facebook objava