Qendrore

KFOR: Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë

18.03.2026. 2 min čitanja

KFOR: Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë KFOR ka reaguar lidhur me shqetësimet e ngritura nga qytetarët e disa fshatrave të Gjilanit për lëvizje dhe aktivitete të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën. Sipas njoftimit zyrtar, misioni i udhëhequr nga NATO ka qenë në dijeni paraprakisht për një aktivitet të planifikuar trajnimi nga Forcat e Armatosura Serbe, i cili përfshinte vendosjen e parashutistëve nga helikopteri në zonën e fshatit Muhovc, brenda territorit të Serbisë. KFOR theksoi se bëhet fjalë për një aktivitet rutinë ushtarak dhe se ai nuk paraqet kërcënim për sigurinë apo stabilitetin në rajon. “Misioni i KFOR-it vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, thuhet në reagim. Ndërkohë, shqetësimet e qytetarëve u raportuan gjatë ditës së sotme, pasi u vërejtën lëvizje të shtuar të forcave ushtarake në afërsi të kufirit. — Dragash Info