Botë

KF Opoja rikthen ish-kapitenin Behar Rifaj Klubi Futbollistik Opoja ka zyrtarizuar rikthimin e ish-kapitenit Behar Ri…

03.02.2026. 1 min čitanja

KF Opoja rikthen ish-kapitenin Behar Rifaj

Klubi Futbollistik Opoja ka zyrtarizuar rikthimin e ish-kapitenit Behar Rifaj, duke e përforcuar skuadrën me një emër të njohur për tifozët dhe komunitetin sportiv të zonës.

Rifaj, i cili më parë ka mbajtur shiritin e kapitenit, rikthehet në ekip me përvojë të vlefshme, karakter të fortë dhe frymë lidershipi.

Nga klubi theksohet se ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një lëvizje sportive, por një rikthim të shpirtit luftarak dhe besimit brenda skuadrës.

KF Opoja shpreh besimin se kontributi i Behar Rifajt do të jetë i rëndësishëm në realizimin e objektivave të ardhshme të klubit dhe në forcimin e ekipit si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

— Dragash Info

Original Facebook objava