Botë

KF Opoja rikthen Elbasan Bahtijarin KF Opoja ka zyrtarizuar rikthimin e Elbasan Bahtijari në radhët e skuadrës, duke…

08.02.2026. 1 min čitanja

KF Opoja rikthen Elbasan Bahtijarin

KF Opoja ka zyrtarizuar rikthimin e Elbasan Bahtijari në radhët e skuadrës, duke përforcuar kështu ekipin me një emër të njohur dhe shumë të rëndësishëm për klubin.

Pas një procesi jo të lehtë transferimi nga klubi Arbanasi, palët kanë arritur marrëveshje dhe Bahtijari është tashmë zyrtarisht pjesë e Opojës. Rikthimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm në forcimin e skuadrës dhe realizimin e objektivave të sezonit.

Elbasan Bahtijari ka qenë një figurë kyçe në historinë e klubit, duke dhënë kontribut të madh për fanellën bardhë e gjelbër. Me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai pritet të ketë rol të rëndësishëm në fazën e ardhshme të garave.

KF Opoja i uron mirëseardhje ish-kapitenit, duke e konsideruar rikthimin e tij si një kthim aty ku gjithmonë ka qenë “në shtëpi”.

— Dragash Info

Original Facebook objava