KF Opoja nis pjesën e dytë të kampionatit me synime të mëdha – të dielën përballet me KF Behar në Vitomiricë
KF Opoja nis pjesën e dytë të kampionatit me synime të mëdha – të dielën përballet me KF Behar në Vitomiricë KF Opoja rikthehet këtë fundjavë në fushën e blertë për të nisur pjesën e dytë të kampionatit, me synime të qarta për ngjitje në tabelë dhe sigurimin e promovimit në Ligën e Dytë. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën, më 15 mars 2026, në Stadiumin e Vitomiricës, ku KF Opoja do të përballet me KF Behar. Takimi pritet të fillojë në ora 13:00. Skuadra e Opojës hyn në këtë fazë të kampionatit me disa përforcime të reja në përbërje dhe me ambicie të mëdha për të arritur rezultate pozitive. Nga kampi i klubit theksohet se ekipi udhëton drejt Vitomiricës me objektiv të qartë – fitoren dhe tri pikët e plota. Pritet që kjo ndeshje të sjellë emocione për tifozët dhe të jetë një fillim i rëndësishëm për KF Opoja në rrugëtimin drejt objektivit të madh të sezonit. — Dragash Info