KF Opoja do të udhëtojë nesër drejt Suharekës
📣 Njoftim për ndeshjen e radhës 📅 E shtunë, 11 prill 2026 🏟️ Stadiumi i qytetit në Suharekë ⚽ KF Studençani 77 🆚 KF Opoja 🕛 Ora: 16:30 KF Opoja do të udhëtojë nesër drejt Suharekës, ku do të përballet me skuadrën vendase KF Studençani 77, në një ndeshje të rëndësishme të kampionatit. Skuadra jonë hyn në këtë përballje me motiv të lartë dhe me synimin e qartë për të marrë tri pikë të plota, duke vazhduar garën me seriozitet dhe përkushtim maksimal. Tifozët dhe dashamirët e klubit ftohen të mbështesin ekipin në këtë sfidë të rëndësishme. 💚🤍 FORCA OPOJA! — Dragash Info