Botë

Kërkohet shkarkimi i konsullit kosovar në Frankfurt pas “pëlqimit” të një shkrimi kundër Hashim Thaçit Një reagim i g…

12.01.2026. 2 min čitanja

Kërkohet shkarkimi i konsullit kosovar në Frankfurt pas “pëlqimit” të një shkrimi kundër Hashim Thaçit

Një reagim i gjerë ka shkaktuar konsulli i Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, i cili “pëlqeu” publikisht një postim ku ish-Presidenti Hashim Thaçi akuzohet për vrasje dhe plaqkitje. Veprimi i konsullit ka nxitur kërkesa për shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Pas këtij incidenti, konsullata në Frankfurt njoftoi se “llajku u hoq” dhe se konsulli nuk përfshihet në diskutime të tilla, duke theksuar se nuk e beson përmbajtjen e postimit.

Megjithatë, reagimet nga politikanë, opinionistë dhe profesionistë kanë qenë të ashpra.

Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së, tha se veprimi i Gëzim Gashit “nuk është rastësi dhe as qëndrim individual”, por reflekton një mentalitet politik të instaluar në qeverisje. Ajo kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të konsullit, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt imazhin dhe interesin shtetëror të Kosovës.

Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, vuri në dukje se diplomatët kosovarë janë shkarkuar edhe për veprime më të vogla dhe se në këtë rast po zgjatohet narracioni i Serbisë.

Gazetari Lirim Mehmetaj tha se veprimi i konsullit përforcon narrativën serbe, duke dëmtuar figurën e ish-Presidentit dhe themeluesit të UÇK-së.

Avokati Arianit Koci kërkoi sqarim institucional dhe distancim të menjëhershëm nga Ministria e Punëve të Jashtme, duke theksuar se çdo reagim publik i diplomatit interpretohet si veprim i shtetit që ai përfaqëson.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen tek roli i diplomatëve kosovarë dhe përgjegjësia e tyre për të ruajtur imazhin dhe interesin shtetëror në skenën ndërkombëtare.

— Dragash Info

Original Facebook objava