Botë

Kërkimi shkencor i Fakultetit të Filologjisë në 2025-ën: 22 punime e 24 konferenca të financuara me 31,256.50 euro ng…

18.12.2025. 2 min čitanja

Kërkimi shkencor i Fakultetit të Filologjisë në 2025-ën: 22 punime e 24 konferenca të financuara me 31,256.50 euro nga UP-ja

Gjatë vitit 2025 personeli akademik i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës publikoi 22 punime shkencore dhe mori pjesë në 24 konferenca, me mbështetjen financiare prej 31,256.50 eurove nga Universiteti i Prishtinës.

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka zhvilluar veprimtari të fuqishme kërkimore shkencore, nëpërmjet punimeve të publikuara në revista e platforma prestigjioze dhe pjesëmarrjes e organizimit të konferencave me prani të theksuar të profesorëve dhe ekspertëve të njohur ndërkombëtarë.

Personeli akademik i këtij fakulteti ka publikuar 22 punime shkencore në revista të indeksuara në „Web of Science” dhe „Scopus”, prej të cilave 1 punim në kategoritë SCIE, SSCI dhe AHCI të „Web of Science” dhe 19 punime në „Scopus”, të shpërndara në kuartilet Q1–Q4 (6 në Q1, 3 në Q2, 6 në Q3 dhe 4 në Q4).

Po ashtu, profesorët e Fakultetit të Filologjisë kanë botuar 2 kapituj shkencorë në shtëpi botuese të indeksuara në „Web of Science”.

Universiteti i Prishtinës ka mbështetur me 11,800 euro publikimet shkencore dhe me 14,945 euro për pjesëmarrjen në 24 konferenca shkencore (11 ndërkombëtare dhe 4 rajonale).

Ky fakultet organizon për më shumë se gjysmë shekulli Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare më të cilin i ka mbajtur, ruajtur e zhvilluar lidhjet me jashtë, sidomos me diasporën tonë të shpërndarë nëpër botë.

Departamenti i Orientalistikës në këtë fakultet, bashkë me dy profesorë të tij, para disa ditësh fitoi „Çmimin Shejh Hamed për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar” që u jepet individëve dhe institucioneve që merren me përkthime nga gjuha arabe në gjuhët e huaja.

Original Facebook objava