KEK zgjat afatin për aplikim në projektin strategjik “Solar4Kosovo I Photovoltaics” – Parku Solar 100 MW Korporata En…
KEK zgjat afatin për aplikim në projektin strategjik “Solar4Kosovo I Photovoltaics” – Parku Solar 100 MW
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar zyrtarisht zgjatjen e afatit për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të Fazës së Përzgjedhjes Fillestare (Parakualifikimit) për projektin strategjik “Solar4Kosovo I Photovoltaics” – Parku Solar me kapacitet 100 MW.
Sipas njoftimit të KEK-ut, pas miratimeve përkatëse, afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është data 06 shkurt 2026, deri në ora 10:00, ndërsa të gjitha kushtet e tjera të Ftesës për Përzgjedhje Fillestare mbeten të pandryshuara.
Zgjatja e këtij afati ka për qëllim t’u ofrojë operatorëve ekonomikë kohë shtesë për përgatitjen e aplikimeve sa më cilësore, si dhe të rrisë konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kompanive të kualifikuara, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
KEK sh.a. ka bërë thirrje për të gjitha kompanitë që posedojnë përvojë dhe kapacitete relevante në fushën e energjisë solare, që të shfrytëzojnë këtë afat shtesë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm, i cili zhvillohet në mënyrë transparente dhe konkurruese.
Dokumentacioni i përditësuar për projektin është i disponueshëm në faqen zyrtare të KEK-ut, si dhe në platformat përkatëse të prokurimit.
— Dragash Info