Kandidati i pavarur goran Nedzmidin Sejdilar mysafir në RTK1 Kandidati i pavarur për deputet nga radhët e komunitetit…
Kandidati i pavarur goran Nedzmidin Sejdilar mysafir në RTK1
Kandidati i pavarur për deputet nga radhët e komunitetit goran, z. Nedzmidin Sejdilar, do të jetë mysafir në emisionin e Radiotelevizionit të Kosovës RTK1, ditën e shtunë, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 15:15.
Gjatë paraqitjes së tij, Sejdilar pritet të flasë për platformën e tij politike, sfidat dhe prioritetet e komunitetit goran, si dhe për vizionin e tij për përfaqësim të drejtë dhe aktiv në Kuvendin e Kosovës.
Kjo paraqitje vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ku Sejdilar synon mbështetjen e votuesve si kandidat i pavarur.