Islam Ukimeri emërohet Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit Islam Ukimeri ka marrë zyrtarisht detyrën…
Islam Ukimeri emërohet Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit
Islam Ukimeri ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, pas emërimit nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukimeri përmes një njoftimi publik, ku ka theksuar përgjegjësinë dhe përkushtimin me të cilin do ta ushtrojë këtë funksion.
“Me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, sot kam pranuar detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, me emërim dhe besim nga Kryetari Shaqir Totaj. Një hap i ri në shërbim të Prizrenit”, ka deklaruar Ukimeri.
Ndryshe, në mandatin e kaluar të qeverisjes lokale, Drejtorinë e Shërbimeve Publike e ka udhëhequr Çelë Lamaj.
— Dragash Info