Qendrore

IKD: Anëtari i dytë në KQZ i takon PDK-së, paralajmërohet shkelje kushtetuese nëse favorizohet LVV

07.04.2026. 2 min čitanja

IKD: Anëtari i dytë në KQZ i takon PDK-së, paralajmërohet shkelje kushtetuese nëse favorizohet LVV width= Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që të kompletojë përbërjen e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një çështje që kishte mbetur pezull nga ish-presidentja Vjosa Osmani. Sipas përfaqësuesit të IKD-së, Naim Jakaj, anëtari i radhës në KQZ duhet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa çdo vendim tjetër në favor të Lëvizjës Vetëvendosje do të përbënte shkelje të Kushtetutës. Jakaj theksoi se mungesa e dekretimit të një anëtari nga presidentja e kaluar nuk është dashur të ndodhë, duke e lënë tash Haxhiun përballë dy propozimeve – nga LVV dhe PDK. Ai shtoi se, në respektim të parimeve kushtetuese dhe përfaqësimit të drejtë të grupeve parlamentare, duhet që sa më parë të emërohet një anëtar nga radhët e PDK-së, për të shmangur dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Sipas IKD-së, çdo veprim që do të favorizonte LVV-në në këtë proces do të konsiderohej si shkelje kushtetuese dhe do të cenonte parimet e paanshmërisë institucionale. — Dragash Info