Humb jetën në Austri veterani i UÇK-së, Asllon Musliu
Humb jetën në Austri veterani i UÇK-së, Asllon Musliu nga Zaplluxha e Dragashit Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllon Musliu, me prejardhje nga fshati Zaplluxhë, komuna e Dragashit. I ndjeri ka ndërruar jetë tragjikisht në Austri, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, bashkëfshatarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan kontributin e tij në kohët më të vështira për vendin. Asllon Musliu do të kujtohet gjithmonë për kontributin dhe sakrificën e tij si veteran i UÇK-së, duke qenë pjesë e rrugëtimit për lirinë e Kosovës. Ngushëllime më të sinqerta familjes Musliu, miqve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. — Dragash Info