Kulturë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit në Velezhë

06.04.2026. 1 min čitanja

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit në Velezhë width= Dom Kelmend Spaqi është varrosur sot në Velezhë, në një ceremoni mortore ku morën pjesë familjarë, besimtarë dhe personalitete të shumta. Dom Kelmend Spaqi njihej për kontributin e tij atdhetar dhe humanitar, veçanërisht gjatë periudhave të vështira, ku përmes angazhimit në kishë ai kishte mbrojtur edhe civilët shqiptarë nga dhuna e forcave serbe. Një moment domethënës i ceremonisë ishte pjesëmarrja e hoxhallarëve, duke dëshmuar edhe një herë bashkëjetesën dhe respektin ndërfetar në Kosovë. Krahas tyre, në varrim morën pjesë edhe figura të njohura nga jeta publike. Ceremonia u zhvillua me nderime të veçanta për jetën dhe veprën e tij, duke e kujtuar si një figurë që i shërbeu popullit dhe vendit me përkushtim. — Dragash Info