Botë

Hodža apelon për reagim urgjent institucional pas incidentit në rrugën Dragash–Restelicë Këshilltari në Kuvendin e Ko…

15.01.2026. 2 min čitanja

Hodža apelon për reagim urgjent institucional pas incidentit në rrugën Dragash–Restelicë

Këshilltari në Kuvendin e Komunës së Dragashit, Danis Hodza, ka reaguar publikisht pas publikimit të një videoje shqetësuese nga segmenti rrugor Dragash – Restelicë, konkretisht në aksin Globoçicë – Krushevë, e cila ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

Sipas Hodžës, ndonëse nga incidenti nuk ka pasur të lënduar apo viktima, rasti përbën një paralajmërim serioz për rrezikun e vazhdueshëm që paraqet kjo rrugë për sigurinë e qytetarëve.

Ai ka bërë apel urgjent ndaj institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kryeministrin në detyrë teknike, Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe faktorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, që të reagojnë pa vonesë dhe të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e tragjedive të mundshme.

Hodža thekson se qytetarët e Gorës përballen çdo ditë me rrugë të rrezikshme dhe të pamirëmbajtura, veçanërisht në zonën e Restelicës, duke jetuar në pasiguri dhe frikë të vazhdueshme.

“Çdo ditë pa reagim rrit rrezikun që të ndodhë diçka e pakthyeshme. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të mbeten vetëm përballë këtij rreziku,” ka theksuar ai.

Në deklaratën e tij, Hodža ka vlerësuar edhe angazhimin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini", duke theksuar se ai ka treguar mirëkuptim dhe gatishmëri të vazhdueshme për të qenë pranë qytetarëve të Gorës.

“Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut dhe përgjegjësia institucionale është e qartë dhe e pakundërshtueshme,” ka përfunduar Hodža.

— Dragash Info

Original Facebook objava