Kulturë

Historike: Çika nga Pleshina e Ferizajt fiton çmimin Oscar

16.03.2026. 1 min čitanja

Historike: Çika nga Pleshina e Ferizajt fiton çmimin Oscar Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Luana Bajrami, është ngjitur në skenën prestigjioze të Academy Awards (Oscar), së bashku me ekipin e filmit të saj të ri Two People Exchanging Saliva, për të pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”. Gjatë pranimit të çmimit, regjisorët e filmit, nën emocione të mëdha, përmendën edhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve të projektit, Luana Bajramit, duke theksuar gjithashtu se filmi është realizuar nga një ekip ku shumica janë gra. Luana Bajrami është e lindur në fshatin Pleshinë të Ferizajt dhe konsiderohet një nga talentet më të suksesshme shqiptare në kinematografinë ndërkombëtare. Ky sukses përbën një moment historik dhe një krenari të madhe për Kosovën në skenën botërore të filmit. — Dragash Info