Heroi i natës: Veldin Hoxha zgjedh Kosovën mbi gjithçka dhe shkruan historinë me golin e parë
Heroi i natës: Veldin Hoxha zgjedh Kosovën mbi gjithçka dhe shkruan historinë me golin e parë
Në një nga momentet më të ndjeshme të jetës së tij personale, Veldin Hoxha dëshmoi se përkushtimi ndaj fanellës së Kosovës shkon përtej çdo sfide. Mes shqetësimeve për bashkëshorten e tij shtatzënë, e cila po përballej me komplikime shëndetësore, trajneri i Kombëtares, Franco Foda, i kishte dhënë leje që të largohej dhe të qëndronte pranë familjes. Megjithatë, Hoxha mori një vendim të vështirë, por të guximshëm – të qëndrojë me ekipin dhe të japë maksimumin për Kosovën. Ky vendim nuk mbeti pa shpërblim. Në përballjen dramatike ndaj Sllovakia, të fituar me rezultat 4-3, ai realizoi golin e tij të parë me fanellën e Kosovës, duke u bërë një nga protagonistët e ndeshjes. Nga një sakrificë personale e madhe, në një moment historik për karrierën e tij dhe për Kombëtaren – historia e Hoxhës është dëshmi e shpirtit luftarak dhe dashurisë për vendin. Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës, ndërsa emra si Hoxha po bëhen simbol i këtij rrugëtimi. — Dragash Info