Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër gjendjen politike dhe ekonomike në Kosova, duke e cilësuar atë si pasojë të keqqeverisjes. Sipas tij, qytetarët po përballen me varfëri, emigrim dhe rritje të kostos së jetesës, ndërsa institucionet nuk po adresojnë problemet reale. Haradinaj theksoi se ndihmat simbolike dhe mungesa e investimeve kapitale nuk japin zgjidhje afatgjatë. Ai ngriti shqetësimin edhe për proceset e shpeshta zgjedhore dhe shpenzimet e larta, duke theksuar se kjo po rëndon më tej buxhetin dhe jetën e qytetarëve. “Në gjithë këtë periudhë të jonormalitetit politik e institucional, viktima e vetme ka qenë qytetari i Kosovës. Ai është varfëruar dhe është përballur me sfida të mëdha të mbijetesës”, u shpreh Haradinaj. Në fund, ai bëri thirrje që qytetarët të ndëshkojnë përmes votës ata që i konsideron përgjegjës për gjendjen aktuale, duke shtuar se ndryshimi mund të vijë vetëm nga vetë sovrani. — Dragash Info