HAPET ZYRA PËR TË HUAJ NË GJILAN, LEHTËSOHEN PROCEDURAT PËR QYTETARËT E LUGINËS
HAPET ZYRA PËR TË HUAJ NË GJILAN, LEHTËSOHEN PROCEDURAT PËR QYTETARËT E LUGINËS
Në Gjilan është hapur Zyra për të Huaj në kuadër të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e cila do t’u shërbejë qytetarëve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe pjesëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në rajonin e Anamoravës. Koordinatori për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Komunën e Gjilanit, Enver Haziri, tha se kjo zyrë ka filluar funksionimin nga 16 marsi 2026 dhe përbën një lehtësim të madh për qytetarët që kanë nevojë të aplikojnë për leje qëndrimi. Sipas tij, hapja e kësaj zyre u mundëson qytetarëve të rajonit që të kryejnë procedurat në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase, pa pasur nevojë të udhëtojnë në qytete të tjera. “Për tri vite me radhë nuk kemi lënë derë pa trokitur për hapjen e kësaj zyre. Sot, ajo është bërë realitet dhe është jashtëzakonisht e mirëpritur nga qytetarët”, deklaroi Haziri. Ai shtoi se kjo nismë do të ndikojë pozitivisht si në aspektin kohor ashtu edhe në atë ekonomik për qytetarët e Luginës dhe falënderoi kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen. — Dragash Info