Botë

Hapet thirrja për pjesëmarrje në kurs falas për HTML & CSS Një mundësi e mirë për të rinjtë dhe të interesuarit për t…

27.01.2026. 2 min čitanja

Hapet thirrja për pjesëmarrje në kurs falas për HTML & CSS

Një mundësi e mirë për të rinjtë dhe të interesuarit për teknologji është hapur këto ditë, pasi është publikuar thirrja për pjesëmarrje në kursin falas për HTML & CSS, i cili ka për qëllim ndërtimin e aftësive bazë në zhvillimin web.

Ky kurs është i dedikuar për fillestarë, pa nevojë për njohuri paraprake në programim, dhe synon të ofrojë njohuri praktike mbi ndërtimin dhe dizajnimin e faqeve web, sipas standardeve moderne të tregut të punës.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë strukturimin e faqeve web me HTML, stilimin dhe dizajnin me CSS, ndërtimin e faqeve responsive si dhe do të angazhohen në projekte praktike që simulojnë kërkesat reale të tregut të punës.

Kursi do të mbahet nga trajner profesional me përvojë në zhvillim dhe trajnim web, ndërsa programi mësimor është i strukturuar sipas një kurrikule profesionale dhe praktike.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç, ndërsa pjesëmarrja në kurs është plotësisht pa pagesë. Organizatorët bëjnë të ditur se numri i vendeve është i kufizuar, ndërsa pjesëmarrësit më të dalluar do të kenë mundësi për angazhim praktik ose punësim, në bazë të performancës dhe përkushtimit gjatë trajnimit.

Afati për aplikim është i hapur deri më 5 shkurt, ndërsa të interesuarit mund të aplikojnë duke kontaktuar përmes inbox-it, komenteve ose duke dërguar email në adresën: ojq.avoko@gmail.com

— Dragash Info

Original Facebook objava