Sport

Hakan Şükür: Kosova është atdheu i babait tim, Turqinë e pret ndeshje e vështirë

29.03.2026. 2 min čitanja

Hakan Şükür: Kosova është atdheu i babait tim, Turqinë e pret ndeshje e vështirë width= Në prag të përballjes mes Kosovës dhe Turqisë, ish-futbollisti i njohur turk me prejardhje shqiptare, Hakan Şükür, ka ndarë vlerësime të veçanta për ekipin kosovar, duke theksuar lidhjen e tij emocionale me vendin. “Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ka lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet të nënvlerësohen. Është një vend me shumë talente”, është shprehur ai. Şükür vlerësoi edhe performancën e Kosovës në garat ndërkombëtare, duke theksuar se ekipi ka treguar nivel të lartë në një grup të fortë. “Kosova ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, madje mund të përfundonte edhe e para”, theksoi ai. Sipas tij, përballja mes Kosovës dhe Turqisë nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. “Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë, sepse ndeshje të tilla nuk janë vetëm kualifikuese, por ndikohen edhe nga shumë faktorë dhe rrethana të tjera”, përfundoi Şükür. Kjo ndeshje pritet me interes të madh nga tifozët, duke marrë parasysh rëndësinë dhe emocionet që mbart për të dyja kombëtaret. — Dragash Info