Gruaja e Armend Mujës, Arjeta Islami Muja, emërohet në pozitë drejtuese në MINT
Gruaja e Armend Mujës, Arjeta Islami Muja, emërohet në pozitë drejtuese në MINT
Një tjetër rast i punësimeve familjare në institucionet publike po ngjall reagime në opinionin publik. Arjeta Islami Muja, bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, ushtron që nga korriku i vitit 2025 detyrën e ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Sipas të dhënave, vendimi për emërimin e saj është marrë më 24 korrik 2025, por nuk është bërë publik në mënyrë transparente për opinionin.
Në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, Arjeta Islami Muja ka raportuar një pagë mujore prej 1,555 euro nga MINT, ndërsa bashkëshorti i saj, Armend Muja, ka deklaruar të ardhura prej 1,669 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, pas emërimit të tij si ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti 3, nuk është bërë e ditur publikisht se bashkëshortja e tij mban një pozitë të rëndësishme drejtuese brenda një ministrie tjetër. Ky rast ka nxitur diskutime për transparencën dhe praktikat e punësimeve në institucionet shtetërore. — Dragash Info