Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së edhe për dy muaj Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur…
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së edhe për dy muaj
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të vazhdojë paraburgimin edhe për dy muaj ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas njoftimit zyrtar të kësaj gjykate, Trupi Gjykues ka vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që të akuzuarit mund të ndikojnë në ecurinë e procesit gjyqësor, përfshirë mundësinë e pengimit të drejtësisë ose kryerjes së veprave të tjera penale.
Vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit është marrë pas shqyrtimit periodik të kushteve dhe rrethanave të rastit, siç parashihet nga procedurat e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza që lidhen me krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon të ndiqet me vëmendje të lartë nga opinioni publik në Kosovë dhe më gjerë.
— Dragash Info