Gjest human: Dhurohet karrocë elektrike për 30-vjeçarin nga Krajku
Gjest human: Dhurohet karrocë elektrike për 30-vjeçarin nga Krajku
Një tjetër akt human ka ardhur nga humanisti Elmazi Misini, i cili ka dhuruar një karrocë elektrike për Arlindin, 30-vjeçar nga fshati Krajk i Prizrenit. Ky veprim ka sjellë gëzim dhe lehtësim të madh në jetën e tij, duke i mundësuar më shumë lëvizshmëri dhe pavarësi në përditshmëri. Falënderim i veçantë shkon edhe për donatorin nga fshati Shajne, komuna Dragashit, i cili ka kontribuar në realizimin e këtij gjesti human. Ky rast dëshmon edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri, ku një veprim i vetëm mund të ndryshojë jetën e dikujt. ❤️ Një buzëqeshje e tij, një botë gëzim për të gjithë. — Dragash Info