Botë

Gjendje e rëndë e rrugës Dragash–Kukajan, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet Rruga që lidh Dragashin me fs…

11.02.2026. 2 min čitanja

Gjendje e rëndë e rrugës Dragash–Kukajan, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet

Rruga që lidh Dragashin me fshatin Kukajan, e cila njëkohësisht është segment i rrugës magjistrale deri në fshatin Brod dhe rruga e vetme lidhëse për fshatrat Dikanc dhe Baçkë me qendrën e komunës, ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Banorët e zonës shprehen se kjo rrugë prej shum kohësh nuk ka pasur ndërhyrje, ndërsa dëmtimet e shumta në asfalt, gropat dhe amortizimi i saj po shkaktojnë dëme të vazhdueshme në automjete, vështirësi në qarkullim dhe rrezik për këmbësorët.

Përveç dëmeve materiale, qytetarët theksojnë se situata paraqet edhe rrezik potencial për sigurinë rrugore, sidomos gjatë sezonit të dimrit dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.

Banorët kërkojnë intervenim urgjent nga institucionet kompetente, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, me qëllim të sanimit dhe rikonstruktimit të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor, i cili ka rëndësi jetike për qarkullimin e përditshëm të qytetarëve dhe zhvillimin e zonës.

— Dragash Info

Original Facebook objava