Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur nga Prizreni Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur Riza Thaqi, 42-vj…
Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur nga Prizreni
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur Riza Thaqi, 42-vjeçari nga Prizreni, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar.
Sipas njoftimit zyrtar, pas më shumë se dy javësh kërkime, Thaqi është lokalizuar dhe tashmë gjendet pranë familjes së tij, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas publikimit të fotografive të tij, me autorizim të Prokurorisë, në faqen zyrtare si ‘Person i Zhdukur’, dhe falë informacioneve të ofruara nga qytetarët, u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij. Personi është marrë nga Policia dhe i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informacionet e dhëna, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së publikut në raste të tilla.
— Dragash Info