Botë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Restelicë të Dragashit, policia nis hetimet Një burrë është gjetur pa shenja jete…

31.12.2025. 1 min čitanja

Gjendet pa shenja jete një burrë në Restelicë të Dragashit, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në fshatin Restelicë, në komunën e Dragashit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Restelicë, Dragash, 30.12.2025 – rreth orës 14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një viktimë mashkull, shtetas i Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

Original Facebook objava