Gjashtë kandidatë në garë për dy vende në Kushtetuese, mes tyre edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit
Gjashtë kandidatë në garë për dy vende në Kushtetuese, mes tyre edhe bashkëshortja e Xhevdet Pozharit
Ka përfunduar procesi i intervistimit të kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në kuadër të procedurës që po zhvillohet në Kuvendi i Kosovës. Pas përmbylljes së intervistave, Komisioni i posaçëm ka përzgjedhur gjashtë kandidatët më të vlerësuar, të cilët do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend, ka raportuar Betimi për Drejtësi. Në mesin e emrave të rekomanduar për votim është edhe bashkëshortja e analistit Xhevdet Pozhari, çka ka tërhequr vëmendje në opinionin publik. Sipas procedurës, pas vlerësimit dhe poentimit të kandidatëve, Komisioni ka vendosur që listën përfundimtare me gjashtë emrat më “të suksesshëm” në këtë fazë t’ia përcjellë Kuvendit për vendimmarrje. Komisioni i posaçëm përbëhej nga Vigan Qorrolli si kryetar, si dhe anëtarët Arbërie Nagavci (Lëvizja Vetëvendosje), Arian Tahiri (Partia Demokratike e Kosovës), Armend Zemaj (Lidhja Demokratike e Kosovës), Sllavko Simiq (Lista Serbe), Besnik Tahiri (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) dhe Artan Asllani nga Grupi Parlamentar Multietnik. Ky komision kishte konstatuar më herët se 25 kandidatë i plotësonin kushtet formale për kandidim, ndërsa tani procesi hyn në fazën përfundimtare, ku pritet votimi në Kuvend për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj. — Dragash Info