Botë

Geci kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së, Tahiri e Haradinaj në mbështetje të amandamentit Deputeti…

19.02.2026. 2 min čitanja

Geci kundër mbështetjes financiare për ish-krerët e UÇK-së, Tahiri e Haradinaj në mbështetje të amandamentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Geci, ka ngritur dy duart kundër dyfishimit të mbështetjes financiare për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Gjatë seancës, Geci deklaroi se ata nuk mund të konsiderohen si themelues të shtetit dhe se, duke qenë se procesi është në përfundim, nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e mbështetjes për mbrojtjen e tyre.

“Ata nuk janë themelues të shtetit. Meqenëse është në përfundim, nuk konsideroj se është e arsyeshme të vazhdojmë për mbrojtje të tyre”, u shpreh ai.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Tahiri, iu kundërpërgjigj duke theksuar se çështja e themeluesve të shtetit i takon historisë, ndërsa mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së themeluesve, mendoj se është histori dhe pjesë e lavdishme. 17 shkurti është datë e përjetshme dhe dihet kush e ka shpallur pavarësinë. Ata kanë nevojë për mbështetje shtesë. Nuk ndikon direkt brenda Kosovës, por është diçka që shoqëria duhet ta mbështesë”, tha Tahiri.

Përkrahje për këtë amandament dha edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili e përshkroi mbështetjen shtesë si “infuzion të fundit nga shteti për katërshen e UÇK-së”.

Debati u zhvillua në kuadër të shqyrtimit të amandamentit për mbështetje financiare ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

— Dragash Info

Original Facebook objava