Gazetari gjerman: Nëse Thaçi dënohet me 45 vjet burg, barazohet me Mladiçin – një ide groteske Gazetari gjerman Micha…
Gazetari gjerman: Nëse Thaçi dënohet me 45 vjet burg, barazohet me Mladiçin – një ide groteske
Gazetari gjerman Michael Martens ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 45 vjet burgim, duke e cilësuar një veprim të tillë si grotesk dhe të papranueshëm nëse krahasohet me dënimet për krime të rënda ndërkombëtare.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Martens ka shkruar se, në rast se Thaçi do të dënohej me 45 vjet burg, ai do të vendosej në të njëjtin nivel me Ratko Mladiçin, ish-komandantin serb të Bosnjës, i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës.
“Nuk e di nëse Hashim Thaçi mban përgjegjësi për krime lufte apo jo. Por nëse ai do të dënohej me 45 vjet burg, siç kërkon prokuroria, kjo do ta vendoste atë në të njëjtin nivel me Ratko Mladiçin, i cili komandoi gjenocidin e Srebrenicës. Një ide groteske”, ka shkruar Martens.
Deklarata e gazetarit gjerman ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në opinionin publik, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
— Dragash Info


