Gazetari Fitim Çeku: Ndërhyrja amerikane që ndodhi me Maduron mund të përsëritet edhe në Hagë për Thaçin Gazetari Fit…
Gazetari Fitim Çeku: Ndërhyrja amerikane që ndodhi me Maduron mund të përsëritet edhe në Hagë për Thaçin
Gazetari Fitim Çeku ka publikuar një qëndrim të tijin, në të cilin shpreh bindjen se ndërhyrja e ushtrisë amerikane në Venezuelë, që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro, mund të shërbejë si precedent edhe për rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.
Sipas Çekut, ekziston mundësia që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërhyjnë drejtpërdrejt edhe në Hagë, duke e konsideruar procesin ndaj Thaçit si “pengmarrje nga elitat evropiane”.
Ai pretendon se SHBA-ja tashmë ka nisur sanksione ndaj disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, përfshirë edhe gjyqtarin francez që, sipas tij, ka marrë vendimin për arrestimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Në shkrimin e tij, Çeku thekson gjithashtu se Hashim Thaçi, sipas tij, gëzon mbështetje të vazhdueshme nga i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell.
“Shumë shpejt Haga do të rrethohet nga Forcat Speciale Amerikane dhe helikopterë amerikanë do të vendosen mbi objektin e Hagës,” shkruan Çeku, duke e paraqitur këtë si një zhvillim të mundshëm në të ardhmen.
Duhet theksuar se këto deklarata përfaqësojnë qëndrimin personal të autorit dhe nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare amerikane apo ndërkombëtare.
— Dragash Info