Botë

Fshati Shajne nis aksion për ndërtimin e përmendores për dy dëshmorët e tij Bashkëfshatarët e Shajnes dhe mërgimtarët…

27.12.2025. 1 min čitanja

Fshati Shajne nis aksion për ndërtimin e përmendores për dy dëshmorët e tij

Bashkëfshatarët e Shajnes dhe mërgimtarët janë thirrur të mbështesin një nismë të veçantë për ndërtimin e një përmendoreje në nder të dy dëshmorëve të fshatit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi.

Këshilli iniciativë, i përbërë nga Indir Shabani, Vllaznim Halili dhe Shefket Sylejmani, ka bërë thirrje për mbështetje financiare nga të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët, duke theksuar se pjesëmarrja është një obligim moral dhe një mënyrë për të ruajtur kujtimin e dëshmorëve.

“Ky aksion dhe obligim është i të gjithëve neve, ndaj ju lutemi për ndihmë financiare, e cila do të jetë pak e kushtueshme, por e domosdoshme për realizimin e përmendores”, thuhet në njoftimin e këshillit iniciativë.

Për më shumë informacione dhe për kontribut, mund të kontaktoni:

Indir Shabani: +383 45 255 705
Vllaznim Halili: +383 44 229 010
Shefket Sylejmani: +383 44 203 203

Original Facebook objava