Fox News: Kosova përballet me krizë kushtetuese, 600 trupa amerikane të vendosura në vend për të ruajtur stabilitetin
Fox News: Kosova përballet me krizë kushtetuese, 600 trupa amerikane të vendosura në vend për të ruajtur stabilitetin Sipas raportimeve nga gjiganti mediatik amerikan Fox News, Kosova po përballet me një krizë kushtetuese pasi ka kaluar afati për zgjedhjen e një presidenti të ri. Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë parlamentin dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të përpjekjeve për zgjedhjen e kreut të shtetit për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend. Raporti thekson se zhvillimet ndodhin në një kohë kur në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili është vendosur në vend që nga viti 1999. Aktualisht, rreth 600 trupa amerikane janë të vendosura në Kosovë për të ruajtur stabilitetin, sipas komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş. Sipas Fox News, partia Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e fundit, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e opozitës për zgjedhjen e presidentit. Votimi i fundit dështoi pasi deputetët e opozitës bojkotuan seancën, duke kundërshtuar kandidaturën e ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca. Lideri opozitar Ramush Haradinaj ka sugjeruar se zgjedhjet e reja mund të mbahen që më 5 prill. Ekspertët dhe ish-udhëheqësit politikë vlerësojnë se situata krijon një krizë politike dhe kushtetuese, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në Kosovë dhe rajon, megjithëse procesi ndërkombëtar vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbështesë institucionet e vendit. — Dragash Info