Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri…
Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë
Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.
Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian po hyjnë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjeve të tyre.
Radhë të gjata mjetesh janë krijuar menjëherë pas hyrjes në territorin e Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës. Shkak për këtë situatë është procedura e detyrueshme e pagesës së kartonit të gjelbërt për automjetet me targa të huaja që do të qëndrojnë në Kosovë, transmeton Dragash Info.
Shumë drejtues automjetesh shprehen se kjo procedurë po u shkakton vonesa të gjata dhe pritje të lodhshme.
Situata rëndohet edhe më tepër nga mungesa e energjisë elektrike, duke bërë që sportelet e siguracioneve të punojnë me gjeneratorë.