Botë

Florent Ukaj propozohet Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren Një kapitull i ri në angazhimin pr…

12.01.2026. 2 min čitanja

Florent Ukaj propozohet Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren

Një kapitull i ri në angazhimin profesional dhe publik është hapur për Florent Ukaj, i cili është propozuar për pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizren.

Në një deklarim publik, Ukaj ka theksuar se ky besim për të është një nder i madh, por mbi të gjitha një obligim serioz për të shërbyer me ndershmëri, dije dhe vizion afatgjatë në interes të qytetit dhe qytetarëve.

“Prizreni është më shumë se një hapësirë urbane – është histori, kulturë dhe identitet. Angazhimi im do të jetë që zhvillimi urban të ecë në harmoni me trashëgiminë, mjedisin dhe nevojat reale të qytetarëve”, ka deklaruar Ukaj, duke theksuar rëndësinë e planeve të qëndrueshme që u shërbejnë brezave të tanishëm dhe atyre të ardhshëm.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për familjen e tij, të cilën e ka cilësuar si mbështetjen më të fortë në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional, si dhe për qytetarët dhe votuesit që i kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.

Po ashtu, Ukaj ka falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Degën e saj në Prizren, si dhe kryetarin e degës, Driton Selmanaj, për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Ai ka theksuar se këtë përgjegjësi e pranon me përulësi dhe vendosmëri, me bindjen se përmes punës së përbashkët Prizreni mund të bëhet një qytet më funksional, më i rregullt dhe më i denjë për të gjithë qytetarët e tij.

— Dragash Info

Original Facebook objava