Botë

Flamur Gashi mohon zërat për kandidaturë në krye të LDK-së: “Lajme të rrejshme” Flamur Gashi ka reaguar publikisht nd…

19.01.2026. 2 min čitanja

Flamur Gashi mohon zërat për kandidaturë në krye të LDK-së: “Lajme të rrejshme”

Flamur Gashi ka reaguar publikisht ndaj lajmeve që po qarkullojnë në disa portale në Kosovë, sipas të cilave ai po përmendet si kandidat për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një deklarate, Gashi i ka cilësuar këto raportime si tërësisht të pavërteta (fake news), duke theksuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me angazhimin e tij personal apo profesional.

“Jeta ime dhe karriera ime profesionale janë të ndërtuara në Tiranë tash e 35 vite dhe këtu do të vazhdoj,” ka deklaruar Gashi, duke sqaruar se nuk ka asnjë ambicie apo përfshirje në garën për drejtimin e LDK-së.

Ai ka siguruar miqtë dhe dashamirët e tij se, ashtu si deri më sot, do të vazhdojë të jetë në shërbim të çështjes kombëtare, pavarësisht angazhimit të tij profesional, qoftë në media, diplomaci apo në veprimtari private në Republikën e Shqipërisë.

Flamur Gashi ka theksuar gjithashtu se përmendja e emrit të tij si kandidat për Kryetar të LDK-së, në çfarëdo varianti apo tendence që është bërë, përbën një nder dhe vlerësim për të dhe familjen e tij.

Në fund të deklaratës, ai i ka uruar suksese Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke përmbyllur mesazhin me urime për Dardaninë dhe kombin shqiptar.

“Zoti e bekofte Dardaninë!

Zoti e bekofte kombin tonë!” – ka përfunduar Gashi.

— Dragash Info

Original Facebook objava