Botë

Falënderim i veçantë për përkushtimin qytetar në pastrimin e borës në shkollë SHFMU “Sezai Surroi” Bellobrad ka shpre…

11.01.2026. 2 min čitanja

Falënderim i veçantë për përkushtimin qytetar në pastrimin e borës në shkollë

SHFMU "Sezai Surroi" Bellobrad ka shprehur mirënjohje të thellë për Z. Agush Qafleshi, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar në pastrimin e borës në oborrin e shkollës.

Në një njoftim zyrtar, drejtori i shkollës, Ajas Myrtezani, falenderon Z. Qafleshi për kujdesin e veçantë dhe thekson se kontributi i tij dëshmon për përgjegjësinë qytetare dhe solidaritetin, që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e kushteve të sigurta dhe dinjitoze për nxënësit dhe stafin arsimor.

“SHFMU "Sezai Surroi" në Bellobrad dhe paralelet e saj fizike janë plotësisht të gatshme që nesër të fillojnë procesin mësimor. Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, i uroj z. Qafleshit shëndet të mirë, mbarësi dhe suksese të pandërprera. Qofshi gjithmonë shembull i vlerave njerëzore dhe qytetare,” thekson drejtori Myrtezani.

Ky akt vullnetar nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit qytetar dhe solidaritetit në komunitet, duke shërbyer si shembull pozitiv për të gjithë banorët e Bellobradit dhe Dragashit.

— Dragash Info

Original Facebook objava