Botë

Esra Myrtezani kandidon me LDK-në: Vazhdimësi e frymës rugovjane dhe zë i rinisë në Dragash Esra Myrtezani, mësimdhën…

19.12.2025. 2 min čitanja

Esra Myrtezani kandidon me LDK-në: Vazhdimësi e frymës rugovjane dhe zë i rinisë në Dragash

Esra Myrtezani, mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe bijë e një veprimtari të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë i ndjerë, ka shpallur kandidaturën e saj në zgjedhjet e ardhshme nën siglën e LDK-së.

Kandidatura e saj po vlerësohet si vazhdimësi e një tradite familjare të angazhimit politik dhe qytetar, si dhe si kontribut i ri në rrugëtimin e LDK-së, duke ruajtur dhe kultivuar frymën rugovjane që ka karakterizuar këtë subjekt politik ndër vite.

Me formim profesional në arsim dhe përvojë si mësimdhënëse, Esra Myrtezani synon të përfaqësojë zërin e rinisë, të arsimit dhe të brezave të rritur me vlera demokratike, duke ndërlidhur përvojën e trashëguar me energjinë dhe vizionin e së ardhmes.

Mbështetës të familjes dhe veprimtarë të LDK-së nga Dragashi dhe më gjerë kanë bërë thirrje për përkrahje të kandidaturës së saj, duke e cilësuar Esrën si përfaqësuese të denjë të kontinuitetit politik dhe të idealit rugovjan.

Në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës garon me numrin 123, ndërsa Esra Myrtezani me numrin 96 në listën zgjedhore.

Original Facebook objava