Botë

Ermir Berisha rikthehet te KF Opoja KF Opoja vazhdon me përforcime të rëndësishme para sezonit të ri, ndërsa ka zyrta…

11.02.2026. 1 min čitanja

Ermir Berisha rikthehet te KF Opoja

KF Opoja vazhdon me përforcime të rëndësishme para sezonit të ri, ndërsa ka zyrtarizuar rikthimin e Ermir Berishës në skuadër.

Pas një sezoni jashtë klubit, Berisha kthehet sërish për të veshur fanellën e Opojes, me synimin për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të ekipit. Ai pritet të sjellë forcë, eksperiencë dhe motivim në repartin ku do të angazhohet, duke qenë një emër i njohur për tifozët e Opojës.

Rikthimi i tij konsiderohet një shtysë e rëndësishme për skuadrën, e cila synon paraqitje sa më të mira në garat e ardhshme.

Tifozët e “Ujqve të Sharrit” e kanë mirëpritur lajmin, duke shprehur besimin se Berisha do të japë maksimumin për fanellën e klubit.

— Dragash Info

Original Facebook objava