Sport
Enis Latifi shpallet kampion i Kosovës U15 në mundje
Enis Latifi shpallet kampion i Kosovës U15 në mundje
Talenti i ri nga Opoja, Enis Latifi, me prejardhje nga fshati Brrut, është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U15 në sportin e mundjes. Latifi, i cili përfaqëson Klubi i Mundjes “Vëllazëria”, ka treguar performancë të shkëlqyer, duke u dalluar si një ndër talentet më premtues në këtë sport. Ky sukses përbën një arritje të madhe si për sportistin e ri, ashtu edhe për komunitetin e Opojës dhe komunën e Dragashit. — Dragash Info