Endrit Hasani vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon KF Opoja ka konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbolli…
Endrit Hasani vazhdon me KF Opoja edhe për këtë sezon
KF Opoja ka konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Hasani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e gjelbër edhe për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit po vazhdojnë të ndërtojnë ekipin mbi bazën e lojtarëve që tashmë e njohin ambientin dhe peshën e fanellës së Opojës, ndërsa vazhdimi i Hasanit konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit brenda skuadrës.
Endrit Hasani është vlerësuar për përkushtimin në stërvitje, disiplinën në fushë dhe gatishmërinë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje. Ai mbetet një element i rëndësishëm për grupin dhe pritet të kontribuojë në forcimin e konkurrencës brenda ekipit gjatë sezonit të ri.
KF Opoja synon të vazhdojë me paraqitje solide, duke u mbështetur në lojtarë që luftojnë për çdo top dhe japin gjithçka për ngjyrat bardhë e gjelbër.
— Dragash Info