Botë

Ende e bllokuar rruga nga rrëshqitja e dheut – autoritetet në terren, nis puna për çbllokim Rruga Glloboqicë – Krushe…

14.01.2026. 1 min čitanja

Ende e bllokuar rruga nga rrëshqitja e dheut – autoritetet në terren, nis puna për çbllokim

Rruga Glloboqicë – Krushevë për të cilën u raportua më herët për rrëshqitje të dheut vazhdon të mbetet ende e bllokuar për qarkullim.

Në vendin e ngjarjes janë prezentë policia dhe organet tjera kompetente, të cilat vetëm tash kanë filluar punën për çbllokimin e rrugës dhe largimin e materialit nga aksi rrugor.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin këtë rrugë deri në njoftimin zyrtar për normalizimin e qarkullimit.

— Dragash Info

Original Facebook objava