Emrah Baxhaku, talent premtues i futbollit nga Opoja që po spikat me FC Prizren U17 Emrah Baxhaku, nga fshati Bellobr…
Emrah Baxhaku, talent premtues i futbollit nga Opoja që po spikat me FC Prizren U17
Emrah Baxhaku, nga fshati Bellobrad i Opojës, Komuna e Dragashit, po shquhet si një ndër talentet më premtuese të futbollit të ri në rajon.
Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës FC Prizren U17, ku me përkushtim, disiplinë dhe pasion po dëshmon aftësi të jashtëzakonshme në fushën e lojës.
Paraqitjet e tij të vazhdueshme, serioziteti në stërvitje dhe etja për sukses po e bëjnë një emër gjithnjë e më të përmendur në futbollin e të rinjve, duke dhënë shpresë për një të ardhme të ndritur sportive.
Si staf, i urojmë Emrah Baxhakut shumë suksese në rrugëtimin e tij sportiv dhe zhvillim të mëtejmë profesional. Opoja gjithmonë krenohet me të rinjtë e saj dhe me talentet që përfaqësojnë denjësisht vendlindjen në arenën sportive.
— Dragash Info


